Rrustem Geci

Rrustem Geci: Kosovë iliriane

Na ishte njëherë  një  zog
me qiell  shumë  të  gjerë
“Dardani” e kishte emrin
“ Iliri ” e  kish  mbiemrin

 

Në  mbretërinë   e   tokës
atë  zog  të  gjelbërimeve
të  ngjashëm  me kaçubat
mëllenjë né  e  thërrisnim

 

Ky zog poetik  i  fushave
I  motshëm 13  mijë  vjet
rron Fushës  së  Kosovës
po  s´ i  një  lirik  i  madh

 

Një luftë të parë  poetike
e quaj  Alfabetin pellazg
Diskun  e  Festos, Epirin
Kohën kur lindën epokat

Adhoani, një trim dardan
nga shkambijtë  e  Trojës
Trojën e pa si  e varrosën
kufijtë Ilirisë t´ia rrudhin!..

 

 

Gacat

Fry stuhi e mendimeve
mbi tokën që rrotullohet
jam Adhuani, jam poezia
jam arma që ju duhem…

Nëpër mjedise të fjetura
duhet të punohet shumë
që të zgjohen të fjeturit
forca lëvizëse e popullit…

Kam pakënaqësi në kraharor,
do duhej të isha më i lumtur;
jam popull me vaj të moçëm,
kam histori të pashkruar të
fillimit…

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …