Brickos

Alexander Schallenberg: Normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë i rëndësishëm

Alexander Schallenberg: Normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë i rëndësishëm

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm. Sipas mediave serbe që kanë transmetuar fjalët e tij, Schalenberg  ka bërë dallim mes “normalizimit të marrëdhënieve” dhe “marrëveshjes gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohje reciproke” duke thënë se normalizimi është qëndrim i BE’së. Schalenberg nga Serbia do të udhëtojë në Kosovë. I pyetur për pozicionin e vendit të tij dhe se a përpiqet Austria “për normalizim” apo një “marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohje reciproke”, Schalenberg tha se “normalizimi” nuk është qëndrim i Austrisë, por i Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …