Brickos

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Ali Ahmeti i BDI-së nuk u bë dot kryeministër, por si gjithnjë bashkë-qeverisës me çdo parti sllavomaqedone

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,  pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për katër vitet e ardhshme. Zaev  ka theksuar se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për katër vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë. Zaev ka pohuar se marrëveshja e arritur mes dy liderëve të martën do të duhet të kalojë edhe në kryesitë e dy partive. Ai ka theksuar se qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet në sistemin shëndetësor duke i bërë ballë pandemisë Covid-19 dhe në reformat e kërkuara nga BE-ja. Zotimi dhe pretendimi i Ali Ahmetit për ta marrë qeverisjen në Maqedoni ishte një ide për të fituar sa më shumë vota, sepse dihet mirëfilli se këtë nuk e lejon Kushtetuta e Maqedonisë, e cila përcakton se Maqedonia është shtet  unitar i maqedonëve ku pakicat kombëtare i gëzojnë të drejtat me nene të caktuara të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …