leoni

Ali Ahmeti në Malësinë e Tetovës: Numri 3 dhe BDI bashkon tetovarët

Ali Ahmeti: Nuk është në interes të shqiptarëve të bashkohen në një shtet, por të jetojnë të ndarë në pesë shtete(!)

Politikani, Ali Ahmeti, shqiptari më i lakuar dhe më servil ndaj të huajve, pa pikë turpi ka deklaruar dhe deklaron hapur se interesi i shqiptarëve është të jenë të ndarë dhe kurrsesi të bashkohen. Një mendësi të tillë në të kaluarën nën Jugosllavi e kanë mbështetur  vetë krahu më projugosllav me Ali Shukriun dhe Rrahman Morinën, Kolë Shirokën dhe disa të tjerë, Në një emision për Opinion al., i pyetur  nëse marrëveshja mes dy vendeve do të ndikoje në bashkimin e shqiptarëve, Ahmeti është shprehur se bashkimi i shqiptarëve  nuk është në interes të asnjë kombi, as në atë të shqiptarëve të Maqedonisë, sepse gjërat janë në kuadër të normalitetit dhe në të gjithë këtë situatë nuk duhen pritur që negociatat të zhvillohen me debate. Nuk është në interes të copëtohen Shtetet e Ballkanit.  Nuk është në interes të  shqiptarëve as të kosovarëve të bashkohen, e as shqiptarët e Maqedonisë  të bashkohen, kjo nuk është në interes të kombeve u shpreh, Ali Ahmeti, dikur njëri nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …