Ali Gashi: Trimat kanë vetëm ditëlindje

Heroi i kombit Ali Krasniqi sot ka ditëlindjen, lindi me 06.03.1977.
Aliu është vëlla dhe bashkëluftëtar i heroit Mujë Krasniqi, asnjëherë nuk iu nda vëlla Mujës duke marrë pjesë në shumë aksione dhe beteja.

“Pasha besën e bacë Mujës nuk e lëshoj frontin e luftës”

Unë jam krenar që Ali Krasniqin e kisha shok fëmijërie dhe shok lufte, e kisha fatin që të marrë pjesë në disa aksione dhe beteja me trimin Ali Krasniqi, vlen të theksohet beteja e grykës së Dollcit me 25 korrik 1998 atë ditë nuk pushoj asnjëherë mitrolezi i Ali Krasniqit, pastaj beteja e Rixhevës me 26 korrik 1998 ende e kam para syve atë epizod lufte ku Ali Krasniqi nga afërsia e goditi autoblindën me mortajë 500-she, aksionet dhe betejat e Ali trimit ishin të shumta, ishte shumë i dashur për shokë dhe për familje, por ishte tmerr për armikun.
Aliu së bashku me vëlla Mujën dhe me dhëndrin Beqir Gashi dhe 38 luftëtar të UÇK-së ranë me 14 dhjetor 1998 në malet e Pashtrikut në një prit të organizuar nga ushtria serbe.
Trimat lindin kurrë nuk vdesin!
Heroi Ali Krasniqi sot e ka Ditëlindjen.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

Një nga përcaktimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim është mbyllja e tërësishme e të …