KMë shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se vendimi për tërheqjen trupat amerikane nga Afganistani, ishte “i drejtë

Ambasada amerikane në Beograd është e shqetësuar me faktin se Serbia blen pajisje ushtarake nga Rusia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se është e shqetësuar me faktin se Serbia blen pajisje ushtarake nga Rusia dhe i bëri thirrje Beogradit që t’i ndërpresë transaksionet me Moskën, të cilat mund të nxisin sanksione. “U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë”, të cilat, me ligjin amerikan, rrezikojnë vendosjen e sanksioneve, thuhet në një reagim të ambasadës amerikane në Beograd, dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. SHBA-ja dhe Rusia kanë vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, thuhet po ashtu në reagim. “Moska, në mënyrë aktive, e kundërshton integrimin perëndimor të rajonit dhe përpiqet të pengojë zgjidhjen e tensioneve ndëretnike, të margjinalizojë ndikimin e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe t’i pengojë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur”, tha Ambasada amerikane,  në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …