Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Nuk do të njohim Kosovën e të mos fitojmë asgjë, ka deklaruar në Novi Sad kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Nuk do  të njohim Kosovën e të mos fitojmë asgjë, ka deklaruar në Novi Sad kryetari  i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në pyetjen e  gazetarëve në Novi Sad se si do t’i përgjigjet Serbia, ultimatumit të Prishtinës, Vuçiq është kundërpërgjigjur po me pyetje: “Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai. Le të bëjnë ata punën e vet, ne tonën, pastaj të shohim kush del më i suksesshëm, ka thënë presidenti serb, duke shtuar se me këtë rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti. Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Vizita e babait në Kosovë ishte e domosdoshme, falënderojmë të gjithë ata që na qëndruan pranë

Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pranë familjes së tij në …