Altin Krasniqi: Pokleku – Dëshmi e gjenocidit serb dhe sakrificës për liri

Altin Krasniqi: Pokleku – Dëshmi e gjenocidit serb dhe sakrificës për liri

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka qëndruar në shtëpinë Muze në Poklek. Lidhur me këtë vizitë ai ka shkruar: Pokleku nuk është thjesht një vendndodhje në Drenicë, por një dëshmi e krimeve të gjenocidit të kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës. Në këtë tokë u derdh gjaku i pafajshëm i grave, fëmijëve dhe burrave – viktima të një masakre të tmerrshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Një figurë kyçe në ndërkombëtarizimin e këtyre krimeve ishte William Walker. Ai nuk është thjesht një emër, por një avokat i së vërtetës dhe një dritare e komunikimit të Kosovës me botën. Si dëshmitar i tragjedisë, ai sensibilizoi opinionin ndërkombëtar mbi dhimbjen dhe sakrificën e popullit tonë. Me përulje dhe respekt, kujtojmë të rënët për lirinë – heronjtë që me gjakun e tyre i dhanë kuptim fjalës “liri”!

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …