leoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Kosovës 50 respiratorë tërësisht të rinj për të ndihmuar luftimin e pandemisë

Ambasada amerikane në Kosovë ka konfirmuar se më 31 janar do të fillojë diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në Kosovë, ka  konfirmuar se më 31 janar do të fillojë  diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në një përgjigje për KosovaPress, Ambasada tregoi qëllimin e këtij diskutimi ndërsa nuk bëri të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në cilësi të kryetarit të Vetëvendosjes. KosovaPress ka mësuar nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, që deri më 24 janar kryeministri Kurti nuk ka pranuar një ftesë për diskutimin e 31 janarit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pranuar një ftesë të tillë, po ashtu edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, konfirmoi ftesën dhe pjesëmarrjen. Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, tha se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”. Ambasada amerikane ka bërë të ditur se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e veta  dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …