Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Shefi i BE-së, Josep Borrell, mirëpret qëndrimin e kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth propozimit evropian për vazhdimin e dialogut

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur qëndrimin e kryetarit  serb, Aleksandar Vuçiq, të datës 23 janar, rreth propozimit evropian, i cili parasheh rrugën përpara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell iu ka  referuar deklaratave të Vuçiqit para qytetarëve të Serbisë, në të cilin ka thënë se diplomatët e huaj i kanë treguar që nëse ai nuk e pranon planin e BE-së, Serbia do të përballet me bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse, në kuptimin politik dhe ekonomik. Vuçiq, po ashtu, ka pranuar se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është kornizë e re negociuese për Serbinë. Propozimi i BE-së, i njohur në publik edhe si plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …