Ambasada e SHBA-ve: Dështimi për të emëruar anëtarët të KQZ-së dëshmon se ky institucion i është nënshtruar politikes

Ambasada amerikane: Qytetarët meritojnë institucione funksionale të Sundimit të Ligjit

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka mirëpritur punën e institucioneve të Kosovës për integrimin e gjyqësorit, e cila vlerëson se të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit.

“Mirëpresim përgatitjet dhe punën intenzive të kryer nga institucionet shtetërore të Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurial, etj.) dhe Bashkimit Evropian për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës. Posa të arrihet kjo, integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit; i cili integrim do të shënoj një hap të rëndësishëm përpara. E kuptojmë që palët vazhdojnë të punojnë shumë për ta arritur integrimin dhe i ftojmë palët të pajtohen për afatin kohorë, në të ardhmen më të afërt”, thuhet në deklaratën e ambasadës se SHBA-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …