Ambasada britaneze kërkon nga LV dhe LDK që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë Qeverinë

Ambasada britaneze kërkon nga LV dhe LDK që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë Qeverinë

Pas takimeve që kishte sot ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me liderët e LDK-së dhe Vetëvendosjen, Isa Mustafën dhe Albin Kurtin, me të cilët bisedoi për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e Qeverisë, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe ka kërkuar nga këto dy subjekte politike që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë Qeverinë. Ambasada britanike në Kosovë, përmes një komunikate të posttuar në rrjetin social, thotë se “më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një Qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen”. Gjatë ditës së hënë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar veç e veç, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për t’u informuar lidhur me ecurinë mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshje të koalicioni qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …