Brickos

Ambasada amerikane: Do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që nxisin dhunë, apo shkelin ligjin, në fushatën zgjedhore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, Sali Berisha

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë  ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe padisë në gjykatën franceze kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Midis urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i Shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Amerikës, në Tiranë. Berisha është shprehur se qëndrimi i ambasadores Yuri Kim në PD ishte i pavend, duke e quajtur më skandalozin,  në 30 vitet e lëna pas për një diplomat të huaj në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …