Jeffry Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, dënon fuqishëm sulmet në veri dhe mbështet hetimet për sulmet e tilla

Ambasadori amerikan  në Kosovë, Jeffry Hovenier, ka reaguar ashpër kungër shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok dhe sulmeve të fundit në veri. Hovenier ka dënuar fuqishëm sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës më 29 nëntor dhe ka bërë thirrje për një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e rastit. Amerika  mbështet plotësisht Qeverinë e Kosovës për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës ata që kryen këtë akt kriminal,” ka shkruar ambasadori, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Ambasadori ka riafirmuar solidaritetin me popullin dhe institucionet e Kosovës në përballjen me kërcënime të tilla kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …