Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin, Ismet Bahtijarit, duke konstatuar që ende ekzistojnë rreziqe që ai të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra të tjera penale, dhe se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit Ndërsa sipas kornizës ligjore gjykatësit duhet të marrin në shqyrtim nëse paraburgimi është ende i përligjur çdo dy muaj. Sipas zëdhënësit, Michael Doyle, në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, këtë javë dëshmuan tre dëshmitarë, dy dëshmitarë në seancë publike dhe një dëshmitar me masa mbrojtëse.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …