Ambasadori amerikan, Philip Kosnett së bashku me diplomatin Matthew Palmer kanë biseduar me Albin Kurtin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett së bashku me diplomatin Matthew Palmer kanë biseduar me Albin Kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Philip Kosnett, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë pasur bisedime me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku kanë diskutuar për gjerësisht për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kosnett thotë se këto bisedime kanë qenë produktive, derisa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet qenësor për suksesin në ekonomi dhe në procesin e integrimeve Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e një bashkëpunimi dhe prosperiteti të qëndrueshëm. Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …