Christopher Hill

Ambasadori, Christopher Hill, kërkon të formohet Asociacioni i komunave serbe, pasi këtë e mbështet edhe Amerika

Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, kërkon  të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që politikë-bërësit në Amerikë besojnë në këtë. Zgjidhja e çështjeve teknike në politikë nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta, tha Hill në një intervistë për televizionin kroat. Ambasadori Hill e vlerësoi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një proces shumë të vështirë dhe se të gjithë e kuptojnë se situata është e vështirë, por gjithashtu tregoi se në anën tjetër është e nevojshme formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka një vetëdije në mesin e politikë-bërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Kosovë, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhur përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është një çështje me të cilën po merren edhe europianët edhe Amerika  dhe ndonëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do të kemi një bashkësi të komunave me shumicë serbe. Z. Hill pajtohet me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell, në vlerësimin e tij negativ për zgjedhjet e fundit të mbajtura në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …