Ambasadori Delawie takon ministrin Gashi, kërkon përkushtim më të madhe në ngritjen e nivelit të sigurisë

Ambasadori Delawie takon ministrin Gashi, kërkon përkushtim më të madhe në ngritjen e nivelit të sigurisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka vizituar sot Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është pritur nga ministri i ri, Bejtush Gashi. Ai e ka uruar ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. Ambasadori e ka vlerësuar se është shumë i nevojshëm një përkushtim më i madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Delawie e ka ofruar përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ndërsa ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, e ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …