Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb thotë se ripërtëritja e dialogut Kosovë - Serbi është e mundshme

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb thotë se ripërtëritja e dialogut Kosovë – Serbi është e mundshme

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se po bëhet çdo gjë që të ripërtërihet dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe për këtë arsye është me rëndësi që të mos ngrihen tensione, përkatësisht që të dy vendet të jenë konstruktive. “Bashkimi Evropian, shefi ynë i diplomacisë dhe Qeveria jonë kërkojnë tërheqjen e taksës dhe shpresojmë se progresi do të arrihet shpejt. Jemi optimistë se ripërtëritja e dialogut është mundshme”, ka thënë Schieb. Sipas tij, nuk ka afate të BE-së se kur pritet të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës. Ambasadori gjerman ka theksuar se vendi i tij është i shqetësuar se situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzoj dhe se më e rëndësishmja është që situata të vihet nën kontroll. “Me rëndësi është që të hapen dhe të funksionojnë kanalet e komunikimit”, ka thënë ai. Lidhur me aksionin në veri, Schieb ka theksuar se ai ka qenë i planifikuar gjatë dhe i drejtuar kundër krimit të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …