Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka kërkuar nga LDK-ja krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett kërkon që të formohen sa me shpejt institucionet e reja të vendit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve LVV – LDK, me ç’rast ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. Teksa janë zotuar për finalizim të bisedimeve, zyrtarët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme do të jetë sundimi i ligjit. Ai ka takuar ndaras liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmanin gjatë ditës së djeshme. Pas këtyre takimeve të mbajtura me dyer të mbyllura, të dyja partitë kanë dalë me nga një komunikatë për medie, me ç’rast kanë bërë të ditur se është diskutuar për negociatat për formim të institucioneve të reja. Në këtë drejtim, siç potencohet në këto njoftime, thuhet se Kossnett ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme.

Për të diskutuar për bashkërendim të qëndrimeve gjatë ditës së djeshme dy grupet punuese, ai i LVV-së dhe ai LDK-së, zhvilluan një takim ku folën kryesisht për sektorin e ekonomisë. Pas tri orë diskutimesh pjesëmarrësit e takimit thanë se dy palët kanë gjetur pajtueshmëri për 90 për qind të temave të parashtruara që lidhen me këtë fushë. Në këtë drejtim ata paralajmëruan dakordim të plotë jo vetëm për temat e ekonomisë, por edhe ato të fushave të tjera për ditët vijuese.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …