Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret sonte në darkë pune udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një traditë joformale që ka nisur qysh në vitin 2017. Është njoftuar se në takim do të marrin pjesë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq. Është ky takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit prejse Këshilli Evropian dështoi t’i jepte dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet e pranimit. Po ashtu kryetarët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre janë ndërprerë, për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor, 2018. Mogherini ka ndërmjetësuar për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Mandati i saj skadon më 1 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …