Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori, Jeffrey Hovenier, tha se bashkësia ndërkombëtare është thellësisht e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se bashkësia ndërkombëtare është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës. Pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai tha për mediat se  ka ndarë shqetësimin për mundësinë e  më tejshme të dhunës dhe nevojën për ta shtendosur situatën”. Ai u takua me krerët e Zubin Potokut dhe Zveçanit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog. Hovenier ka rikonfirmuar  me këtë rast nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e pesë vendeve të QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton mos-hyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”, tha Hovenier. Në takimin me ambasadorin amerikan morën pjesë vetëm kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë. Ambasadori Hovenier tha se të dyve ua kishte  dërguar ftesat  për takim, por ata nuk iu përgjigjen.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …