Viola von Cramon:

Viola von Cramon: Situata në veri është e paqëndrueshme, ndërsa Qeveria e Kosovës po bën manovra të rrezikshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon tha se situata në veri  të Kosovës nuk është e qëndrueshme, duke akuzuar  Qeveri e Kosovës  po bën manovra të rrezikshme. Ajo foli për vizitën që e pati në terren ndërsa shtoi se  ka hasur në shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Raportuesja Von Cramon konsideron se askush nuk mund të qeverisë në një komunë me një apo dy për qind të votave. Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë, tha ajo në një konferencë për media. Situata në veri  nuk është e qëndrueshme paralajmëroi dhe nënvizoi  me këtë rast  raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …