Ambasadori Kosnett

Ambasadori Kosnett u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që në këtë sezonë të dimrit të respektohen masat anti-Covid

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett i është drejtuar me një mesash sensibilizues për COVID-19 qytetarëve të Kosovës. Në këtë mesazh, i cili është pjesë e kampanjës së ministrisë së Shëndetësisë, Kosnett ka bërë thirrje që në këtë sezonë të dimrit të respektohen masat. Ai ka thënë se populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe njëra ndër to është se të dy këta popuj nuk duan të frikësohen nga virusi. Në vend të saj, ai thotë se duhet të përdoren mjetet mbrojtëse maska dhe higjiena. Për video-mesazhin që Kosnett e ka shpërndarë për qytetarët, ka shprehur falënderime ministri Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …