Minxhozi

Ambasadori, Qemajl Minxhozi thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje nga të dyja palët

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje nga të dyja palët. Prandaj sipas tij, shtete fqinje duhet që të inkurajojnë zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet të dy shteteve. Minxhozi tha se në vazhdimësi Qeveria shqiptare, ka bërë apel te vendet e BE-së që Kosova të ketë liberalizimin e vizave. Madje, ai është i bindur se presioni i Shqipërisë ndaj institucioneve relevante evropiane do të jetë në rritje. “Unë mendoj që secili shtet duhet të ketë politikën e vet në qasje me fqinjët dhe ne inkurajojmë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një temë në vazhdimësi dhe kërkon një zgjidhje nga të dyja palët”, tha Minxhozi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …