Ambasadori rus në Serbi, Çepurin ka vizituar veriun e Kosovës, nuk pyet Qeverinë e Mustafës

Ambasadori rus në Serbi, Çepurin ka vizituar veriun e Kosovës, nuk pyet Qeverinë e Mustafës

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin ka  qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Ai ka vizituar Komunën e Leposaviçit, Zveçanit, si dhe pjesën e qytetit të ndarë, në veri të Mitrovicës. Chepurin është  shoqëruar nga kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. Ai ka vënë kurora lulesh para përmendores te cepi verior i urës kryesore mbi Ibër. Çepurin nuk ka kërkuar leje as i ka njoftuar zyrtarët në Prishtinë për vizitën e tij, meqë Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës, por e konsideron si pjesë të Serbisë. Asnjë zyrtar i Qeverisë, në Prishtinë nuk ka reaguar lidhur me vizitën e ambasadorit rus në Veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se kriza aktuale politike në Kosovë mund …