Ambasadorja e BE në Tiranë, Kristiane Hohmann: Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian

Ambasadorja e BE në Tiranë, Kristiane Hohmann: Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian

Ambasadorja e BE në Tiranë, Kristiane Hohmann, bashkë me stafin e saj, ka qëndruar në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare, ku do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor. E pyetur për pritshmëritë e këtij samiti, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann deklaroi: Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të ritheksojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit”, tha ambasadorja Christiane Hohmann.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …