Amerika dhe Gjermania nuk kanë qëndrim të njëjtë lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Amerika dhe Gjermania tash për tash nuk kanë qëndrim të njëjtë lidhur me korrigjimin apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania arsyeton se një lëvizje e tillë do ndikonte të  vendet e tjera  të rajonit që duan shkëmbime e ndërrime të territoreve etnike. Kosova, e cila është çliruar nga Serbia në vitin 1999 ndërsa ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, konsiderohet nga Beogradi zyrtar si një territor i shkëputur i saj. Mirëpo  me qëllim për të kërkuar mbështetje për integrimin eventual në Bashkimin Evropian, krerët e dy shteteve kanë hedhur idenë e ndryshimeve të vijave kufitare që mund t’i bëjnë vendet e tyre, deri diku më të pastra etnikisht. Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, xhon Bolton tha javën e shkuar se Uashingtonin nuk e shqetësonte ideja e ndryshimit të kufijve, pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshme që SHBA kishte në të kaluarën. Edhe Britania e Madhe është kundër shkëmbimit të territoreve ndërsa Bashkimi Evropain mbështet idenë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, nëse të dyja palët pajtohen paraprakisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …