Edi Rama

Amerika i ka bërë thirrje Edi Ramës që të shmangë, gjuhën e pakujdesshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Shqipërisë që të shmangë, atë që ata e quajnë  “gjuhë të  pakujdesshme”, pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, propozoi që Kosova dhe Shqipëria të kenë një kryetar  dhe politikë të përbashkët të sigurisë. Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne për 10-vjetorin e pavarësisë, kishte deklaruar se  “Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një politikë të jashtme”. Ai më vonë kishte thënë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti, por Bashkimi Evropian kishte vlerësuar se deklaratat e kryeministrit shqiptar “nuk ndihmojnë” fare, përderisa Serbia ka akuzuar kryeministrin Rama se dëshiron të krijojë “Shqipërinë e Madhe”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …