Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Ditmir Bushati nuk merr pjesë në Konferencën e Ministrave të jashtëm të Ballkanit për shkak se nuk është ftuar Kosova

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Ai i ka bërë të ditur ministrit boshnjak Igor Crnadak, se shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim. Në argumentimin e vet, Ministri Bushati i ka komunikuar Ministrit Crnadak se nuk mund të ketë diskutim kuptimplotë dhe të dobishëm mbi rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, pa qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor, në frymën e mirëkuptimit, respektit dhe gjithëpërfshirjes. Tematika e konferencës ishte “Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit evropian”, organizuar me iniciativë të Ministrisë së Punëve të jashtme të Bosnje-Hercegovinës, parashikuar për t’u mbajtur më datë 23 shkurt, në Banja Luka.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …