Brickos

Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00. Seanca ishte paraparë të fillonte dje  në orën 11:00, është shtyrë për nesër në orën 10:00. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një adresim të tij para deputetëve. Ai si gjithnjë shprehu optimizmin e tij për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme nuk arriti  fillojë shqyrtimin lidhur me përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, për shkak të dyshimit se nuk do të votojnë 80 deputetë meqë ka mosmarrëveshje lidhur me raportin e prezantuar. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë se nëse nuk votohet raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit, ai do të jetë kundër demarkacionit me Malin e Zi. Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë marrë qëndrim  edhe deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër nëse raporti i Bulliqit  përfshihet në marrëveshje. Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të votojë kundër, ashtu sikur edhe deputetët e Listës serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …