Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Qëndrimi aktual i kryeministrit Ramush Haradinajt për demarkacionin është i pakuptim

Gjyshi im, ndjese past, thoshte birooo, ne çarçafin e dikujt duket nga larg edhe nje pike e zeze krejt e vockel… Ka politikane dinsëzë e kolaboracioniste te vjeter me babe e gjysh ne kete vendin tone. Nje pjese e mire e tyre jane aktive ne politike e ne funksione publike edhe sot! Keta shpeshhere, mbase çdo dite, shkruajne, flasin, bejne deklarata, pronocohen e angazhohen kunder Flamurit kuq e zi te Kosoves shqiptare, kunder Tiranes e Shqipersie Londineze, kunder gjuhes se njesuar shqipe, etj. Keta flasin e shkruajne, deklarohen, prononcohen e angazhohen cdo dite per bashkepunim me Serbine, per super te drejtate e pakices serbe, per bashkesine (zajednicen) e komunave “serbe”, per faljen e tokes Malit te Zi e per plote mbrapshti te tjera, por populli sikur thote, dhe thote: “Ju njohim. E dime qe ky brum jeni. E kemi ditur se ju jeni kunder interesave kombetare shqiptare. E dime se jeni rritur e perkundur ne djepin jugoserb”, etj.

Mirepo, populli yne nuk mundet kurre t’i kuptoje ata qe erdhen ne pushtet e ne krye te partive politike si veprimtare e luftetare lirie, barazie e shqiptarie, e qe sot bejne gabime qe shkojne deri ne faje e pertej fajit ndaj Kosoves shqiptare dhe interesave kombetare shqiptare ne Iliri (Ballkan)! Me e pakuptueshmja dhe me e papranueshmja eshte sjellja e Ramush Haradinajt ne krye te qeverise se Republikes se Kosoves! E çuditshme se ky deri vone mbajti qendrim tjeter! Pastaj edhe si luftetar ishte i dalluar. Ai eshte edhe vella i tre deshmoreve te kombit! Po edhe vella i njerit nga luftetaret e dalluar, Dautit!

Si hyri Ramushi ne Levizjen Popullore te Kosoves?

Ne vitin 1994 per shume kend ishin “fikur” shpresat se LDK-ja e Rugoves dhe e kllapes se tij po angazhohet per çlirimin e Kosoves. Levizja Popullore e Kosoves ne mergim-Perendim kishte intensifikuar veprimatrine e saj çlirimtare. Brenda vendit LPK-ja vepromte ne kushte dhe rrethana shume te veshtira: e ndjekur kemba-kembes nga pushtuesit dhe nga “legalistet” e LDK-se (krahu kolaboracionist i saj!)! Ne Perendim LPK-ja po organizonte tubime te shumeta me mergimatret tane, numri i te cileve ishte rritur shume. Ne nje tubim te LPK-se ne Zvicer foli njeri nga veprimtaret e njohur te LPK-se, Sejdi Gega, i cil midis tjerash shpjegoi se Kosova nuk mund te çlirohet me bashkepunim e dialog me Serbine, por me lufte te armatosur çlirimtare. Ne kete tubim ishte edhe Ramushi. Ate kohe gati krejt i panjohur, nje djale i ri. Kur mbaroi tubimi i afrohet Sejdi Geges dhe i thote: a mund te bisedojme pak? Po, patjeter, ia kthen Sejdiu dhe ulen ne nje qoshe per te biseduar. -A e keni me gjithe mend me luftu, e pyet Ramushi. -Po, me gjithe mend. Levizja Popullore eshte e vendosur dhe e pergatitur per lufte te armatosur. Pergatitjet po behen edhe ne terren, ia kthen Sejdiu. -Atehere, me shkruaj anetar te LPK-se prej sotit dhe jam gati ku te me caktoj organizata te shkoj… i thote Ramushi. Dhe keshtu ndodhi. Ramushi u be anetar i LPK-se si burrat dhe u kthye ne pjesen e roberuar te Atdheut, ku luftoi si hero dhe komandoi duksesshem me Zonen e Dukagjinit…

Kundershtimi i tij, bashke me VV-n dhe NISMA per Kosoven, i “zajednices” dhe i demarkacionit me Malin e Zi u mbeshtet nga populli shqiptar i Kosoves me peticion (200 000 nenshkrime kunder), me protesta masive qe s’i kishte pare ndonjehere Kosova dhe me kundershtim e protesta te panjohura me pare ne Kuvendin e Republikes. Kudo valvitej Flamuri kuq e zi! Ndodhi thyerja e opozites se bashkuar dhe ra intensiteti i kundershtimit! Ramushi, i yshtur dhe joshur edhe nga drejtuesit e iniciatives qytetare, Nisma per Kosoven, hyri ne koalicion me PDK-ne! Gabimi i dyte, pas atij te prishjes se Opozites se Bashkuar, ishte ky i hyrjes ne koalicion me PDK-ne! Gabimi i trete i madh, me permasa te fajit, ishte hyrja ne qeveri dhe pranimi i postit te kryeministrit me voten percaktuese te Listes serbe-Serbise! Nuk ishte e pa gabuar edhe perzgjedhja e keshilltareve nga soji i matosheve! Po koritesh forte edhe me deklaratate bajate qe po ben kunder Kryeministrit Edi Rama dhe Tiranes!

Partneret e koalicionit (boset!) ishin te interesuar me e korite rraste Ramushin edhe per t’u hakmarre, edhe per t’ia ber te pamundur kthimin prapa! Gabimet e tij u thelluan! I thane: Ramush, Flamurin kuq e zi te Kosoves shqiptare duhet ta heqesh ti! Ti je Kryeministri dhe ty po te takon! Edhe pse s’ishte pune e tij hiç, e hanger “karremin” Ramushi! Flamuri kuq e zi ishte i vendosur ne nje hapesire publike dhe nuk ishte kurrefare pengese per shenimin e dhjetevjetorit te pavaresise se Kosoves! Por, Ramushi si Ramushi: dha urdher(!) te hiqet Flamuri kuq e zi! Me kete Flamur ne balle e ne krah e kishte bere luften si ushtar dhe si komandant i Zones se Dukagjinit! Per ngritjen dhe nderimin e ketij Flamuri i rreshtonte çdo dite ushtaret e UÇK-se Ramushi! Heqja e ketij Flamuri me urdher te Ramushit (tash Kryeminister) i lendoi shume edhe bashkeluftetaret e tij me te afert! Nuk u besoheje se Ramushi kishte dhene urdher per heqjen e Flamurit kuq e zi! Kur e pa qe e ka ber m… me m… dha urdher te rikthehej Flamuri kuq e zi i Kosoves te rrethi-unaza! Iku edhe kjo, por Ramushi nuk eshte me ai!

Meqe, hyri deri ku nuk dilet, Ramushi me ne fund po pranon edhe vijen kufitare me Malin e Zi: po ia fal Malit te Zi rreth 8 000 hektare toke! Per ta nxire edhe me shume figuren e Ramushit, Hashim Thaçi, Kryetar i Kosoves (!!), beri nje marreveshje, mashtrim te ri, me Kryetarin e Malit te Zi! Kjo po i mjafton Ramushit per ta ngrene turpin me buke dhe me nje gote vere prapa! Nese ka sukses qe ta ratifikoje marreveshjen e turpshme-kapitulluese neser ne Kuvend, Ramushi po merr persiper diçka më shume se faj ndaj Republikes! Pas kesaj (uroj qe te kete deputete qe mendojne shqip e jo jugokosovarisht dhe te mos ratifikohet demarkacioni!) pra, nese ratifikohet demarkacioni, Ramushi duhet te beje edhe nje hap te rendesishem: duhet ta beje gati Statutin e bashkesise se komunave “serbe”, Zajednices dhe ta themeloje ate me te gjitha marifetet percjellese!! Pasi do ta kryente edhe kete detyre “patriotike” nuk do t’i duheje me kerkujt!… Te tjeret Hashim, Kadri, Fatmir e grupi ka kohe qe jane “dorezuar” dhe i kryejne detyrat nje per nje dhe më shume nga ç’u kerkohet! Ec e thuaj se s’po jep rezultate e Gjykata Speciale!!

Po e mbyll kete shkrim te shkruar pa deshire me thirrjen: RAMUSH BOLL GABOVE! TE PAKTEN NDALU KETU: MOS E VOTO NESER DEMARKACIONIN! TERHIQU!

Kontrolloni gjithashtu

Berat Beqir Rexhepi : “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”

Sonte rreth orës 20 00 familjarë Dëshmorësh janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, …