Amnesty International i heq çmimin ”Ambasadore e ndërgjegjes” kryetares, Aung San Suu Kyit

Amnesty International i heq çmimin ”Ambasadore e ndërgjegjes” kryetares, Aung San Suu Kyit

Organizata e njohur humanitare ”Amnesty International” i hoqi çmimin “Ambasadore e ndërgjegjes” udhëheqëses së Myanmarit, Aung San Suu Kyi, së cilës ia kishte dorëzuar në vitin 2009, me arsyetimin se kishte tradhtuar vlerat që mbronte dikur. Ajo nxiti dhunën, masakrat dhe dëbimin e qindra mijëra myslimanëve nga shtëpitë e tyre. ”Si ambasadore e ndërgjegjes së ”Amnesty International”, ne shpresuam se ju do të përdornit autoritetin tuaj moral për të denoncuar padrejtësinë kudo ku e hasnit, madje edhe në Myanmar’’, shkruan Kumi Naidoo, sekretar i përgjithshëm i OJQ-së, në një letër drejtuar Aung San Suu Kyi.  Me trishtim konstatojmë se ju nuk përfaqësoni më një simbol të shpresës, të guximit dhe të mbrojtjes së pacënueshme të të drejtave të njeriut”, shtoi ai. Ju tërheqin pra këtë çmim me një trishtim të thellë”, theksoi ai. Aung San Suu Kyit ende gëzon çmimin Nobel për paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …