Rapsodët shqiptarë në Seminarin e Venedikut

Rapsodët shqiptarë në Seminarin e Venedikut

Në Seminarin e sivjetmë të Venedikut, më 12-14 nëntor, me titull ‘’Epika legjendare e Kosovës’’,  me ftesën e prof. Giovanni Giuriatit, marrin pjesë rapsodët tanë Isë Elezi-Lekëgjekaj (Rugovë), Januz Mushkolaj (Rrafshi i Dukagjinit), Hasan Hasani- Kçiqi (Shala e Bajgorës), si dhe Baton Neziri (Prishtinë), koordinator. Pjesëmarrës është edhe prof. Zymer U. Neziri, që do të flasë për epikën legjendare shqiptare, përkatësisht për Projektin 2012-2016 të Eposit të Kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit, i miratuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe fitues  i çmimit Mendim Special nga Europa Nostra 2016. Po ashtu flet edhe prof. David Elmer, nga Universiteti i Harvardit, kurse prej studiuesve nga Italia marrin pjesë prof. Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos, prof. Giovanni Giuriati, drejtor i Institutit, prof. Ettore Cingano, nga Universiteti Ca Foscari. Organizues i këtij seminari është Instituti Ndërkulturor i Studimeve Muzikore Krahasimtare, Venedik, dhe Fondacioni Giorgio Cini, në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit. ( Z. N.)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …