Andin Hoti: Asgjë nuk mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë, të zhdukur gjatë luftës

Andin Hoti, ka shprehur pezmin e tij të natyrshëm kundër një gazetaruci i cili satirizon zhdukjen e Atdhetarit, Ukshin Hoti

Andin Ukshin Hoti,  ka shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një faqeje idiotike, e cila përmes një fotoje po qarkullon në disa faqe satirike. Fotoja e cila po qarkullon në rrjet satirizon zhdukjen e veprimtarit,  profesorit e atdhetarit,  Ukshin Hotit. “Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto ku citohet një emision i një gazetari, Ku farë gazetari i quajtur  Durim Xhema, këtë foto e ka postuar në Instagramin e tij. Tejet i revoltuar nga një ‘humor’ i tillë i poshtër, që jo vetëm shkakton indinjatë e shqetësim te familja, por është edhe fyerje për vlerat më sublime të shoqërisë e të rrugëtimit të Kosovës për Liri. Thënë më së buti, kjo s’është gazetari dhe s’ka lidhje me lirinë e shprehjes, ka shkruar Hoti, i cili i ka kërkuar që AGK-ja të distancohet nga gazetari duke thënë se ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …