Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane e miratojnë rishikimin e buxhetit

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane e miratojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2020

Komisioni për Integrim Evropian, sot, në një mbledhje elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri, ka shqyrtuar Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Pas diskutimeve, komisioni njëzëri përkrahu projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional. Kështu ka njoftuar Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës pa dhënë detaje të tjera shtesë. Kujtojmë se rishikimi i buxhetit dështoi të kalonte në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve për shkak të kuorumit, ndërsa është paraparë të shqyrtohet edhe në Komisionin për Legjislacion.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …