leoni

Angazhimi i të rinjve në komunën e Vitisë përmes projektit Up to Youth përkrahet edhe nga kryetari Sokol Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim të rinjtë të cilët janë të angazhuar me projektin “Up to Youth” , që mbështetet nga USAID. Përfaqësuesit e grupeve nga Vitia, Drenusha Haxhiu, Sadie Lutfiu, Lorik Sahiti, Loresa Sahiti dhe Aurita Drainca, pjesëmarrës në Up to Youth i prezantuan kryetarit Haliti angazhimin e deritanishëm në këtë projekt si dhe nismat të cilat janë duke u zhvilluar për të përmirësuar mundësitë e angazhimit të të rinjve në komunën e Vitisë. Projekti “Up to Youth” ka për qëllim mobilizimin e të rinjve në mënyrë që të kenë ndikim pozitiv në komunitetet e tyre. Kryetari Haliti përgëzoi të rinjtë për punën e tyre si dhe falënderoi USAID-in që në vazhdimësi ka përkrahur të rinjtë e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …