leoni

Anija turke “Oruç Reis” do të dalë sërish për kërkime në det në Mesdheun Lindor

Anija turke “Oruç Reis” do të dalë sërish për kërkime në det në Mesdheun Lindor

Anija turke “Oruç Reis” do të dalë sërish për kërkime në det në Mesdheun Lindor. Kjo lëvizje vjen 4 ditë pas takimit mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias me homologun e tij turk Çavushoglu, të cilët biseduan për një datë të re për nisjen e eksplorimeve. Nuk dihet për çfarë kanë rënë dakord dy ministrat e Jashtëm, por mediat greke e shohin daljen në det të anijes eksploruese turke si një tjetër provokim nga ana e fqinjëve të tyre. Pala turke ka njoftuar për eksplorimet që do të kryejë anija e saj në Mesdheun Lindor. Sipas këtij njoftimi, kërkimet për gaz do të vijojnë deri më 22 Tetor. Ndryshe nga sa ka ndodhur herët e tjera, fregata turke nuk ka dalë në det për të shoqëruar anijen eksploruese “Oruç Reis”. Kërkimet për gaz nga Turqia në Mesdheun Lindor pranë kufirit me Greqinë, kanë shkaktuar tensione të larta mes dy vendeve gjatë muajve të verës. Tensionet arritën kulmin aq sa dy shtetet fqinje me njëra-tjetrën kërcënuan me luftë. Por ndërhyrja e Bashkimit Europian zbuti tonet mes palëve dhe këto të fundit u angazhuan për dialog mes tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Përplasje mes LVV dhe PDK për zvarritjen e krijimit të Qeverisë së re

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, partitë politike …