Brickos

ANP "Adem Jashari" ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave

ANP “Adem Jashari” ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave

Autoriteti i Aviacionit Civil dje në ANP “Adem Jashari” ka  mbajtur ushtrimin  gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave. Ky ushtrim mbahet çdo dy (2) vjet dhe është i bazuar në kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në përputhje me standardet me të larta të Agjencisë Europiane për Siguri të Aviacionit (EASA) si dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Në këtë ushtrim marrin pjesë njësitë zjarrefikse dhe të kerkim shpëtimit si dhe njësitë tjera me përgjegjësi të aeroportit si dhe të gjitha autoritetet shtetërore përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil të Republikën e Kosovës duke përfshirë këtu edhe FSK-në, Policinë dhe institucionet shëndetësore.

Ushtrimi tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonje aksidenti.Ky ushtrim është monitoruar dhe vlerësuar nga inspektoret e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …