Brickos

Anthony Godfrey: Pavarësisht ndryshimit në administratën amerikane, në bisedimet Kosovë Serbi duhet njohja e ndërsjellë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaluar  se pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane, qëndrimi mbetet i vazhdueshëm se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Ai vlerësoi se pengesa më e madhe e integrimit evropian të Serbisë mbetet çështja e pazgjidhur e raporteve me Kosovën. “Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbajnë të njëjtën linjë me të”, tha Godfrey, në një konferencë me temën “Serbia, Ballkani Perëndimor dhe Integrimi Perëndimor në një kohë sfidash”, organizuar nga organizata joqeveritare “Qendra për Politika e Jashtme” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. “Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Serbia të vazhdojë të zhvillohet si një vend modern evropian demokratik në paqe me fqinjët e saj, në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona më të gjera rajonale”, tha Godfrey.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …