Antonio Guterres

Antonio Guterres: E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje që popullit palistinez t’i njihet e drejta për ta pasur shtetin e tyre. Gjatë një takimi me udhëheqësit e shteteve që kanë qenë neutrale gjatë Luftës së Ftohtë, ai ka theksuar se e drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve. “E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve”, ka thënë Guterres të shtunën në Kampala, në një takim me kombet që kanë qenë neutrale gjatë Luftës së Ftohtë. “Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës së shtetësisë së popullit palestinez, janë të papranueshme” ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai ka shtuar më tutje se , mohimi i zgjidhjes me dy shtete po zgjat konfliktin, që është kthyer në kërcënim global për paqen dhe sigurinë, dhe po kontribuon në polarizim dhe forcim të ekstremizmit në çdo vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …