Shtohen sulmet me raketa në disa vende të Lindjes së Mesme

Ditëve të fundit, janë shtuar ndjeshëm sulmet me raketa në disa vende të Lindjes së Mesme. Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen kanë tërhequr vëmendjen dhe ngritur shqetësimin mbi mundësinë e përhapjen së konfliktit në këtë pjesë të kontinentit të Azisë. Zëri i Amerikës njofton për rreziku në rritje të përhapjes së konfliktit Hamas-Izrael në Rripin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale mes Iranit dhe Izraelit, rrit gjasat për përfshirje edhe të Shteteve të Bashkuara. “Irani tha se pesë anëtarë të Gardës së tij Revolucionare u vranë në një sulm me raketa në një ndërtesë në Damask, për të cilin e fajësoi Izraelin dhe burime të sigurisë në Liban thanë se një sulm izraelit atje shkaktoi vrasjen e një anëtari të Hezbollahut. Më vonë të shtunën, një zyrtar amerikan tha se nga një sulm me raketë u plagos një anëtar i personelit ushtarak në një bazë amerikane në Irak, një vend në të cilin grupet e mbështetura nga Irani më parë kanë luftuar kundër forcave amerikane” njofton Zëri i Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …