Antonio Guterres i shprehu ngushëllimet e tij Turqisë, pas një sulmi terrorist në kryeqytetin Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i shprehu ngushëllimet e tij Turqisë pas një sulmi terrorist të mërkurën që kishte në shënjestër selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore,  në kryeqytetin Ankara. “Ne presim informacione, por dënojmë këtë sulm ndaj civilëve. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërimin e plotë të të plagosurve”, tha për Anadolu në emër të Guterres zëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak. Më vonë, duke folur në një konferencë shtypi, Haq lexoi një deklaratë nga Guterres që dënonte sulmin terrorist. Duke shprehur ngushëllimet e tij më të thella, Guterres përcolli gjithashtu “solidaritetin e OKB-së me popullin dhe qeverinë e Republikës së Turqisë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën …