Antonio Guterres: Personat më aftësi të kufizuara, janë ndër më të goditurit nga pandemia e koronavirusit në botë

Antonio Guterres: Personat më aftësi të kufizuara, janë ndër më të goditurit nga pandemia e koronavirusit në botë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se një miliard njerëzit në botë, që jetojnë me aftësi të kufizuara, janë ndër më të goditurit nga koronavirusi dhe kërkoi që ata të kenë qasje të barabartë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Guterres tha se pandemia është duke zbuluar shkallën, në të cilën njerëzit janë të margjinalizuar, dhe se është duke i forcuar pabarazitë, me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara. Video-mesazhi i tij u lëshua së bashku me një raport të OKB-së, i cili thotë se njerëzit me aftësi të kufizuara llogaritet se përbëjnë 15% të popullsisë së botës. Guterres tha se koronavirusi shpesh godet më rëndë njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore, duke e rritur rrezikun e tyre për të vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …