Apel për parandalimin e zjarreve

Drejtoria për Mbrojtje dhe  Shpëtim në komunën e Malishevës, lëshon këtë Komunikatë Sensibilizuese: Me që kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe sezonin e korrje shirjeve, përmes kësaj komunikate apelohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që të rrisin kujdesin sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri. Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura me qëllim të pastrimit të mbeturinave për shkak se shpesh dalin jashtë kontrolli dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm. Mos ndizni hamulloret (arat e korrura) grunore. Gjatë piknikut në bjeshkët tona shmangni maksimalisht përdorimin e zjarrit të hapur në natyrë (mos e lini të ndezur fikeni dhe mbulojeni me dhe), pasi shpesh herë erërat i kanë aktivizuar. Gjatë korrjeve-shijeve, aplikoni masat e nevojshme për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve (prodhuesit dhe kombajneret do të njoftohen me kohë lidhur me masat). Gjatë festave të ndryshme (dasmave), mos përdorni fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike të cilat shumë lehtë mund të shkaktojnë zjarre dhe të lëndojnë  njerëz. Kujdes gjatë sistemimit të ushqimit të bagëtisë: vendoseni sa me larg objekteve tuaja për sigurinë e jetës dhe pasurisë  suaj. Maksimalisht kujdes me fëmijët të cilët vijnë shumë lehtë deri të shkrepëset dhe mjetet tjera që prodhojnë flakë. Mos hidhni cigare të ndezura nga automobili juaj. Të gjitha pikat e cekurat më lartë janë veprime që do të kontribuonin në zvogëlimin e rasteve dhe zvogëlimin e rrezikut për jetën, pasurinë dhe ambientin tonë, andaj kontribuoni edhe ju si qytetarë të Malishevës në parandalimin e këtyre dukurive negative.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …