Apostollova: Për liberalizimin e vizave kërkohet përmbushja e kritereve

Apostollova: Për liberalizimin e vizave kërkohet përmbushja e kritereve

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, takoi udhëheqësen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova. Fillimisht, kryetarja e Komisionit Njomza Emini,  e njoftoi znj. Apostolova  lidhur me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Komisioni, si dhe angazhimet e parapara në  agjendën e Komisionit, e që kanë të bëjnë   me  integrimet evropiane. Duke shprehur bindjen për një bashkëpunim të ngushtë të Komisionit me Zyrën e BE-së, kryetarja Emini, vuri në spikamë bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të komisionit, për të cilin theksoi se i tejkalon agjendat partiake.  Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh anëtar i këtij Komisioni, Xhavit Haliti, ndërkaq, pasi që vlerësoi se kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave janë të tepërta, ai po ashtu nënvizoi se kriteri i dytë, ai për luftën kundër korrupsionit nuk u është thënë gjatë takimeve që kanë pasur me përfaqësuesit e BE-së.

Folën më pas edhe deputetët: Donika – Kadaj Bujupi, Kujtim Paçaku, Arben Gashi, Vjosa Osmani, Time Kadrijaj, Fatmir Xhelili dhe Haxhi Shala, të cilët nënvizuan se janë të përkushtuar që të punojnë në agjendën e integrimeve evropiane, ndërkaq, lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, përfaqësuesit e opozitës thanë se janë kundër versionit të marrëveshjes së nënshkruar.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …