Edi Rama: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet apo kontrollohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për BBC ka komentuar protestat në vend dhe zhvillimet e fundit politike, duke i cilësuar tubimet si shenjë të një shoqërie demokratike dhe të shëndetshme. I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për integritetin e tij dhe të qeverisë, Rama theksoi se që nga dita e parë ka kërkuar një drejtësi të pavarur. “E kam thënë që nga dita e parë: dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca”, deklaroi ai. Rama shtoi se reforma në drejtësi është një nga kontributet më të rëndësishme të Partisë Socialiste për vendin, duke theksuar se kjo forcë politike nuk do të kontribuojë vetëm përmes reformave, por edhe duke paguar koston politike të tyre. “Ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Kurti me politikat e tij po favorizon ekonominë serbe në dëm të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në …