Hisen Berisha

Hisen Berisha: 4 Korriku është simbol i lirisë dhe aleancës së përhershme mes Kosovës dhe SHBA-së

Ish-deputeti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Hisen Berisha, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, duke e cilësuar këtë datë si simbol të lirisë, demokracisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Në një shkrim të publikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Berisha ka vlerësuar rolin historik të Amerikës në mbështetjen e popujve që kanë luftuar për liri dhe pavarësi, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Ai ka theksuar se për Kosovën, mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin, duke e cilësuar aleancën me SHBA-në si të pazëvendësueshme dhe të ndërtuar mbi besimin, vlerat e përbashkëta dhe sakrificën. Berisha ka bërë thirrje që kjo miqësi të ruhet dhe të forcohet edhe në të ardhmen, duke përfunduar mesazhin e tij me urimin për popullin amerikan dhe me bindjen se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së do të mbetet e përhershme në shërbim të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Kurti me politikat e tij po favorizon ekonominë serbe në dëm të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në …