Screenshot

Dardan Krasniqi: Kurti kishte thënë se kandidati i PDK-së “e meriton me vra”

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka bërë një pretendim të rëndë ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit kishte përdorur gjuhë kërcënuese ndaj një kandidati të PDK-së. Krasniqi tha se një deputet i Vetëvendosjes, të cilin e përshkroi si mik të tij, i kishte rrëfyer një bisedë me Kurtin, gjatë së cilës, sipas tij, ishte thënë se “nipi yt që po del në listën e PDK-së e meriton me vra, veç s’ka kush me vra”. Krasniqi deklaroi se pas këtij informacioni ishte angazhuar personalisht për ta mbajtur të afërmin e deputetit larg çdo rreziku, duke shtuar se për disa ditë e kishte strehuar në shtëpinë e tij. “Unë mbaj përgjegjësi për fjalën, jam unë, janë argumentet. Një ditë ia dërgova një komunikim me zë”, është shprehur Krasniqi. Deri më tani nuk ka pasur reagim nga Albin Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto pretendime. /tvarberia/

Kontrolloni gjithashtu

Valdete Daka: Është e qartë se Kosova po shkon sërish në zgjedhje

Ish-kryetarja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se zhvillimet politike pas zgjedhjeve …