leoni

Arben Dervina: Çështja e Kosovës Veriore dhe Kosovës Lindore

Shqiptarët këto ditë po kalojnë një kohë konfuzioni e paqartësie, duke mos kuptuar në të vërtetë se çka po ndodh me të ardhmen e tyre. Kosova është ndër problemet kryesore të pazgjidhura shqiptare në Ballkan, e cila edhe pse faktikisht e pavarur nga Serbia, juridikisht ka mbetur pjesë e saj. 
Involvimi i fuqive botërore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në OKB, tani për tani rezultojë me mossukses për shkak të kundërshtimeve të shtetit rus ndaj pavarësisë së saj. 
Shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës sjell tensione dhe krijon rrezikun e ndezjes së konflikteve të reja dhe mundësinë e ndarjes së Kosovës. Tani për tani, mundësia e ndarjes së Kosovës nuk propagandohet hapur, por në sfondin e politikës serbe e cila përkrahet nga Rusia dhe në mënyrë të heshtur edhe nga disa vende tjera evropiane, po përgatitet tereni dhe po krijohen rrethanat që kjo gjë të jetë opcioni real, në mos i vetmi. 
Serbia gjatë gjithë historisë së saj, ka luftuar dhe është zgjëruar me territoret e fqinjëve të tyre, e sidomos me territoret e shqiptarëve, dhe kjo politikë ekspansioniste e Serbisë po vazhdon edhe sot e kësaj dite. 
Territoret që mund të përfshihen në pazerllëqe ndarjesh janë: Veriu i Kosovës i cili është i banuar me shumicë serbe, dhe Kosova Lindore ( Lugina e Preshevës) e banuar me shumicë shqiptare. 

– Veriu i Kosovës është i përbërë nga komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe pjesës veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Në këtë pjesë të Kosovës kanë mbetur shumë pak shqiptarë, sepse pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të largohen nga kjo pjesë si rezultat i dhunës dhe presionit serb. 
Kjo trevë është e pasur me minerale ku gjenden disa miniera të vogla në të. Miniera kryesore e Trepçës gjindet në pjesën shqiptare, ndërsa shkritorja e minierës gjindet në pjesën serbe. 
Në rast ndarjeje të Kosovës, shqiptarëve i mbetet miniera dhe do t’u duhej ndërtimi i nje shkritoreje të re. 
Poashtu, nëpër këtë territor kalon rruga e Ibrit që lidh Kosovën me Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë. 
Në këtë pjesë të Kosovës jo edhe rastësisht u vendosen francezët, aleatë tradicional të Serbisë që nga Revolucioni i Versajës te cilët i kanë kontribuar krijimit te kësaj gjendje falë sjelljeve të tyre. 

– Kosova Lindore është e përbërë nga tre komuna etnike shqiptare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. 
Presheva dhe Bujanoci kanë shumicë shqiptare, kurse në Medvegjë shqiptarët kanë mbetur pakicë për shkak të shpërnguljes në Kosovë e gjetiu. 
Kjo zonë nuk është e pasur me minerale ashtu siç është Veriu i Kosovës, por rëndësia gjeostrategjike e kësaj treve shqiptare është me rëndësi tepër të madhe. 
Lugina e Preshevës është udhëkryq i shumë rrugëve strategjike që lidhin Ballkanin dhe Evropën. 
Në këtë pjesë kalon rruga automobilistike “Korridori 10” dhe hekurudha që e lidhin Greqinë, Maqedoninë me Evropën dhe anasjelltas Evropën me këto shtete dhe shtetet tjera mediterane. 
Rruga më e shkurtë dhe e shpejtë tokësore për të arritur ne Evropë nga Greqia kalon kah kjo trevë shqiptare kështu që edhe për shtetin grek mbajtja e Luginës së Preshevës nën sundimin serb paraqet interes nacional grek. 
Në anën tjetër edhe për Serbinë kjo luginë paraqet interes të veçantë për ekonominë dhe qytetarët e saj , për të dalë në portin e Selanikut apo detin mesdhe duhet të kalojnë andej pari. 
Poashtu në sferën ndërkombëtare Kosova Lindore është e rëndësishme për shkak se do të kalojnë pranë saj naftesjellësit dhe gazsjellësit qe vijnë nga Azia Qendrore. 
Beogradi duke e ditur rëndësinë strategjike të kësaj treve, në vitin 1945 ndau nga Kosova komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ia bashkangjiti Kosovës komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokun, pra u bë një ndërrim territoresh. 
Këtu me bindje të plotë shprehë mendimin tim që kjo trevë shqiptare, gjithsesi duhet t’i takoj Kosovës apo Shqipërisë në rast definimi kufijsh në Ballkan. 
Përfshirja e Luginës së Preshevës në shtetin e Kosovës apo të Shqipërisë së Bashkuar, përpos tjerash krijon një barazpeshë në mes shteteve të Ballkanit dhe shtynë shtetet fqinje të respektojnë dhe vlerësojnë etninë shqiptare. 
Shembull konkret: 
Shumë shpesh ndodh që autoritetet greke e mbyllin doganën e Kapshticës në jug të Shqipërisë pa ndonjë arsye të fortë, krijojnë kolona makinash shqiptare 10 – 20 kilometërshe. Pra shqiptarët presin me orë të tëra për shkak të tekeve (humorit ) grek pa u shqetësuar për përfitimet materiale që vjelin prej tyre. 
Në rast të përfshirjes së Luginës së Preshevës në Kosovë apo Shqipëri, shqiptarët mund t’i kundërpërgjigjen grekëve dhe të tjerëve që lozin me ndjenjat tona në të njejtën mënyrë, duke mbyllur doganen për disa orë gjoja “për shkak mosfunksionimi të kompjuterëve” dhe duke krijuar kolonë makinash greke, serbe, etj. 
Rëndesinë e kësaj zone e dijnë shumë mirë amerikanët, të cilët jo edhe rastësisht kanë zgjedhur rajonin e Gjilanit që gjendet pranë kësaj zone dhe kanë ndërtuar pak kilometra më larg bazën ushtarake të Bondstillit, ku mund të kenë ndikim në ngjarjet të cilat mund të pasojnë. 
Pra, në rast ndërrimi territoresh Lugina e Preshevës duhet t’i takojë Kosovës apo Shqipërisë, kurse komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut t’i takojnë Serbisë. 
Qyteti i Mitrovicës nuk bën të ndahet për shkak se do të ishte vatër krize për shumë dekada, dhe do të ndikonte negativisht në zhvillimin ekonomik të zonës së Mitrovicës dhe mirëqenjen e qytetarëve të saj. 
Ndarja e qytetit të Mitrovicës krijon një Jerusalem të ri në Evropë, dhe kjo nuk duhet të lejohet nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar. 
Ndarja e qytetit nuk do të ishte as në interesin e serbëve nëse mendojnë të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore në të ardhmen me shqiptarët. 
Ura e Ibrit do të ishte arenë përleshjesh e të rinjëve për shumë e shumë vite edhe pas definimit të statusit të Kosovës. Nga ana tjetër, infrastruktura e qytetit që eshtë ndërtuar për gjithë qytetin, do të gjymtohej e do të ndahej në dysh dhe do të sabotohej, duke krijuar probleme për një kohë të gjatë. 
Pastaj pronat dhe pasuria e patundshme do të tjetërsoheshin e të cilat në njëfarë mënyre nuk kompenzohen dot. Varrezat e objektet tjera të kultit, do të mbetëshin jashtë kufijve, që do të shkaktonin emocione e revoltë të madhe tek shqiptarët, nëse do të detyroheshin t’i lënë andej pos të tjerave edhe varrezat stërgjyshore. 

Këto që u thanë më lart, ishin vetëm disa aspekte në pika fare të shkurtëra të problematikes territoriale në tentimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës, e që është pandashëm i lidhur me të ardhmën e gjithë shqiptarëve si komb. Luftërat gjithmonë janë zhvilluar e do të zhvillohen për përfitime territoresh, pra, për të mira materiale e për zënien e pozitave strategjike që e bëjnë më të lehtë ekzistimin dhe zhvillimin e atij populli! Serbia me ndihmen e vëllaut të madh Rusisë, dhe me ndihmen e aleatëve tjerë, janë munduar e do të mundohen edhe tani për gllabërimin e tokave, pasurive natyrore të Shqipërisë Etnike. Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për të gjitha opsionet që mund të jenë në rend dite. Nëse të tjerët kanë arsye të luftojnë për gllabërimin e tokave të huaja,në këtë rast të tokave tona, atëherë ne kemi miliona arsye më shumë që të luftojmë për mbrojtjen e tokave tona shekullore, për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Ne shqiptarët duhet të reagojmë si komb për çdo pëllëmbë të tokës sonë dhe të jemi të vendosur ta mbrojmë edhe me gjak nëse është nevoja, nëse dëshirojmë të jemi të fortë e të respektuar, nëse duam ardhmëri dhe të jemi të barabartë me të tjerët. Tjetër rrugë nuk kemi. 
Dhe tek e fundit, “Dy duar janë për një kokë”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …